Daja: Besoj te shpirti i garës që ka ekipi
Partizani do të shkojë në Ballsh për të marrë fitoren që i mungoi në 2 ndeshjet e fundit. Trajneri Ilir Daja do ta mbështesë lojën te shpirti i garës që kanë futbollistët e tij, diçka që e treguan ndaj Vllaznisë.
“Nuk do të nxjerrim në plan të parë teknikën dhe taktikën, por ajo që ka qenë te ne shpirti i sakrificës për të shkuar drejt rezultatit pozitiv”.
Orges Shehi nuk pret që të jetë e lehtë ndeshja me Skënderbeun. Trajneri i Tiranës kërkon përqendrim maksimal edhe pse do të kenë përballë një skuadër që ndodhet në zonën e rënies.
“Në Superioren tonë nuk ka ekipe të lehtë. Skuadra që duket e lehtë në letër bëhet e vështirë në fushë. Duhet përqendrim dhe impenjim maksimal”.
Të shtunën do të zhvillohet edhe sfida Teuta-Apolonia, ndërsa java e 18 do të mbyllet të dielën me takimin Kukësi-Kastrioti.
Tv Klan