Sërish incidente të dhunës në rrugët e Athinës. Në ditën e gjashtë të protestave studentë të shumtë dhe anarkistë kanë sulmuar të paktën, një burg disa dyqane dhe 10 stacione policie me gurë dhe bomba molotov.
Një kalimtar u lëndua gjatë protestave duke e çuar numrin e të plagosurve gjatë këtyre ditëve në 70.
Grupe studentësh kanë vendosur bllokada simbolike në disa rrugë të qytetit. Ata kanë bllokuar zonën rreth bashkisë duke premtuar se do të vazhdojnë protestat e organizuara kundër shtetit dhe policisë.
Megjithatë pronarët e bizneseve duken të vendosur për të marrë kontrollin e qytetit. Veç rregullimit të dyqaneve të tyre, një grup tregtarësh madje janë përplasur me anarkistët duke mbrojtur pronat e tyre. Tensioni mbetet i lartë.
Agjenti i policisë që të shtunën në Athinë qëlloi mbi 15-vjeçarin grek Aleksis Gregoropulos, është akuzuar për vrasje. Gjykata i dha masën e dënimit burg pa afat policit dhe një kolegu të tij. Avokati tyre tha se ai kishte qëlluar në ajër për të mbrojtur veten.
Trazirat u shpërndanë në të gjithë Bashkimin Europian ku jetojnë mijëra grekë. Qeveria konservatore e kryeministrit Kostas Karamanlis e goditur nga një sërë skandalesh është në telashe. Sondazhet e së mërkurës tregojnë se 68 % e grekëve kundërshtojnë mënyrën se si u përball me krizën dhe i japi një epërsi prej 5 % socialistëve në opozitë. Analistët presin zgjedhje të reja në 3 muaj./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle