Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Edhe pse greva e artistëve vazhdon, ne të gjitha institucionet shteterore po diskutohet për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për palët. Kryeministri Ilir Meta ka ftuar sot në një takim të veçantë ish-ministren e Kulturës Arta Dade dhe ish-drejtorin e teatrit TOB Vasil Tole. Ndërkohë për një zgjidhje kompromisi, që të arrihet nëpërmjet dialogut për ligjin e teatrit, është shprehur kryetari i komisionit parlamentar të arsimit dhe kulturës Ylli Vejsiu.

Ylli Vejsiu:- “Duke folur vetëm për këtë projektligj, i cili përbën një nga kërkesat e grevistëve ka dy opsione, i pari që projektligji të paraqitet me urgjencë në seancë plenare duke patur një prezencë më të madhe dhe një shumëllojshmëri profesionesh kulturore, mendoj se vendimi i parlamentit do jetë më objektiv sesa vendimi i komisionit. Varianti i dytë do i takonte qeverisë që të tërheq projektligjin, për ta ripunuar dhe për ta paraqitur më vonë në një moment të dytë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame