Lajme Arkiva 2004

Në ditën e 14 të grevës së urisë punonjësit e parkut urban të udhëtarëve kanë vendosur që të mos lejojnë më në ambientet ku po zhvillohet greva gazetarët dhe as mjekët për të parë gjendjen e tyre shëndetësore që nga dita në ditë vjen duke u përkeqësuar.

Grevist: Asnjë nga institucionet shtetërore nuk e ka marrë seriozisht këtë grevë urie. Kushdo që mund të  vinte ne ishim të gatshëm për të negociuar dhe për të ulur përzgjedhjen e kërkesave shumë të thjeshta tonat, por siç duket ai korrupsion që ne kemi deklaruar, ata janë frikësuar për të ardhur, për të biseduar me ne.

Megjithëse greva është quajtur e padrejtë nga drejtoria  e transportit në Bashkinë e Tiranës drejtoresha e grupit shqiptar të drejtave të njeriut Elsa Ballauri që ka ndjekur nga afër grevën e urisë deklaron se ka shkelur kodin e punës në momentin që ka hequr nga puna rreth 120 punëtor në një kohë që greva e tyre e përgjithshme vazhdonte.

Elsa Ballauri: Greva është e  drejtë sepse është e bazuar në shkeljen e disa rregulloreve, sidomos të   kontratës së tyre të punës, kontratë individuale dhe kolektive kjo. Kështu që  duke qenë se aq më tepër që bëhet në  një rang sindikal dhe është e drejta e tyre, sigurisht t kërkojnë të drejta në të gjitha format që ja ka lejuar legjislacioni shqiptar. Domethënë për mendimin tonë kërkojnë disa gjëra thjeshtësisht shumë të ligjshme të cilat  për çudi nuk po i plotësohen.

Ndërkaq Bashkia e Tiranës vazhdon të rrijë në heshtje dhe të mos jap asnjë koment për grevën e urisë të 11 punonjësve të parkut urban të udhëtarëve./tvklan.al