Edhe pse jemi në prag të pranverës, gripi agresiv nuk po largohet. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kjo javë ka regjistruar 15 mijë raste me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë afro 3 mijë raste më shumë. E thënë ndryshe, 1vit më parë në të njëjtën periudhë, gripi ka qenë me intensitet të ulët.
Ajo që bie në sy është fakti se në 11 qytete, shifrat e të prekurve me grip vijojnë të rriten, mes tyre Berati, Tropoja dhe Vlora kanë shifrat më të larta me grip në javën e fundit.
Ndërsa Tirana dhe 19 qytete të tjera kanë një ulje të numrit të të prekurve nga infeksionet respiratore. Grupmosha më e prekur vijon të jetë ajo 0-5 vjeç, e ndjekur nga ajo 45-60 vjeç.
Bluzat e bardha rekomandojnë mosmarrjen pa kriter të antibotikeve nga qytetarët dhe të vendosin kontakt me mjekun specialist për të mos neglizhuar asnjë shenjë.
Tv Klan