Bien ritmet e përhapjes së gripit të derrit në vendin tonë. Kjo konfirmohet nga vetë shefi i shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, profesor Dhimitër Kraja.
Sipas tij në shërbimin që drejton numri i rasteve që kanë nevojë për ndihmë ka ardhur në rënie, ndërsa që prej konfirmimit të rastit të parë në këtë pavijon janë trajtuar 36 raste të dyshuar dhe 5 të konfirmuara.
Dhimitër Kraja: “Numri i rasteve që paraqiten me shfaqje grip ngjasuese ka një rënie rreth 50% më pak, 5 raste të konfirmuara me infeksionin nga virusi AH1N1 janë trajtuar në spitalin tonë prej tyre. Numri i rasteve i trajtuar me mjekim specifik pra me të famshmin Tamiflu është 3. Kurse rastet e pa konfirmuara po që kanë qenë të dyshimta, të klasifikuara të tilla nga mjek specialist siç janë mjekët e shërbimit infektiv janë 36 dhe prej këtyre rasteve vetëm 41 vetë kanë marrë mjekime me Tamiflu sepse kanë qenë me simptoma më të acaruara.”
Aktualisht shërbimin infektiv nuk po trajtohet asnjë person i prekur apo i dyshuar me gripin e derrit. Nga të dhënat zyrtare Shqipëria ka 12 raste të konfirmuar me gripin AH1N1.
Lajmi i mirë për këto persona është se pas shërimit virusi nuk mund t‘i prekë sërish./tvklan.al
Gazetarja: Brunilda Cami