Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Komisioni parlamentar i ligjeve ka miratuar variantin e qeverisë për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të përndjekurve politikë gjatë sistemit komunist. Anëtarë të opozitës kanë mbrojtur variantin e paraqitur nga përfaqësuesit e shoqatave të ish-të dënuarve politikë, i cili i referohej kodit penal.

Pal Dajçi: “Për të pushkatuarit dhe atë të shkatërruarit mendërisht gjatë sistemit të diktaturës, u lanë për 8 vjet të jetë 5 mijë lekë të reja dita e shpërblimit, ndërsa për të internuarit u la 34 mijë lekë për ditë pune, sipas masës së burgimit. Kjo u miratua me shumicë votash nga komisioni, m kundërshti prej disa nga përfaqësuesit e PS”.

Spartak Braho: “Koncepti i dëmshpërblimit për ditë burgu, ose ajo që thuhet në gojën e përfaqësuesve të shoqatave të të përndjekurve politikë, të cilët i referohen nenit 57 është e gabuar, sepse ajo detyrimisht i çon në gjykatë, është gjykata ajo, sipas përcaktimeve të nenit 57, që është organi që bën përllogaritjen e dëmshpërblimit. Unë sugjeroj që të mbështetet varianti i qeverisë”.

Debati për ish-të përndjekurit politikë ka vijuar në grupin parlamentar socialistë. Disa deputetë janë shprehur kundër dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë, ndërsa shumica ka mbrojtur variantin e qeverisë për kompensim financiar në formë pensioni sikundër veprohet me familjet e dëshmorëve të atdheut.

Ligjvënësit socialistë kanë rënë dakord për klasifikimin e dëmshpërblimit. Në fillim përfitojnë ata që nuk kanë marrë asnjë formë kompensimi gjatë qeverisjes demokratike, e më pas dëmshpërblehen persona që kanë përfituar në privatizime, letra me vlerë, kredi apo para kesh./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj