Blendi Klosi: “Hedhim poshtë me vendosmëri të gjithë kërcënimet dhe shpifjet, harbutërinë e shfrenuar ndaj Kryetarit të PS-së, deputetëve dhe familjarëve të tyre. Kërcënimet ndaj mediave, biznesit dhe institucioneve të pavarura. Kërkojmë nga Presidenti dhe gjithë institucioneve kushtetuese të vendit, që të garantojë për shqiptarët, për gjitha përkatësitë politike, transparencë të plotë procesit zgjedhor, për t’i dhënë fund manipulimeve mafioze të zgjedhjeve në Shqipëri. Duke falënderuar qindra mijëra shqiptarë dhe shqiptare, që janë me ne dhe përkrah nesh, deklarojmë solemnisht, se sot jemi dhe më të vendosur se kurrë që të përballemi me mjetet shteruese politike të diktatorit të fundit komunist në Evropë, të bindur se rruga drejt lirisë sonë si popull është e pa kthyeshme.”/tvklan.al