Lajme Arkiva 2004
Në 20 Janar zhvillohet mbledhja e parë e grupit parlamentarë socialist për vitin 2004, ku do të diskutohet votimi i qeverisë në seancën e fundit të kuvendit për vitin 2003.
Çështja e çregjistrimit nga partia të deputetëve anti-Nano si dhe krijimi i një grupi më vete parlamentarë zgjidhet përfundimisht pas dy javësh nga mazhoranca socialiste.
Bardhyl Agasi: Do ta diskutojmë në mbledhjen e ardhshme të grupit. Domethënë në datë 20 që është mbledhja e grupit, sigurisht do të diskutohet edhe ky problem.
Pas diskutimit nga kryesia e Partisë Socialiste, në mbledhjen e grupit parlamentarë do të kalojnë edhe emrat e zëvendës ministra që do të ndryshohen për t’ua dhuruar këto poste aleatëve në bazë të marrëveshjes së koalicionit të ri për integrim./tvklan.al