Kërkesat e vazhdueshme të liderit demokrat Berisha, për zgjedhje të reja parlamentare kanë shkaktuar revoltë në grupin parlamentar socialist. Kundërshtimin për zgjedhje të reja socialistët e kanë motivuar me gjendjen e rëndë në Kosovë. Deputetët kanë ngritur zërin ndaj ministrave socialiste duke i akuzuar ata për shkëputje të marrëdhënieve me grupin parlamentar.
Është kërkuar mbledhja urgjente e kryesisë së partisë socialiste. Fushata në bazë e ish Kryetarit Nano dhe Kryeministrit Majko në prag të konsgresit jo vetëm ka shkaktuar polarizim të Partisë Socialiste por i ka lënë terren demokratëve për të fituar pikë në elektorat. Duhet të dalim para elektoratit me qëndrime unike u shpreh ministrja Meksi duke këmbëngulur në mbledhjen urgjente të kryesisë socialiste./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame