Trajneri Pep Guardiola është i bindur se tifozët do t’i qëndrojnë pranë Mançester Sitit në këto momente të vështira. Sfida e radhës e Citysens është kundër Nottingham Forest në mbrëmjen e së mërkurës.
City, që ka fituar gjashtë nga shtatë titujt e fundit të Premier League, nuk e ka gjetur suksesin në shtatë takimet e fundit në të gjitha kompeticionet, ndërsa kundër Liverpulit të dielën pësoi humbjen e katërt radhazi në kampionat.
Aktualisht ekipi pozicionoete në vend të pestë në renditje, por trajneri katalanas është i bindur se tifozët sërish do të vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë.
“Ne kemi nevojë për tifozët, sepse situata është kjo që është! Ata gjithmonë kanë qenë këtu dhe ndaj e kam këtë ndjesi. Ata e dinë se çfarë kanë bërë këta djem në dekadën e fundit, apo shumë momente që kemi jetuar së bashku dhe ne e dimë se absolutisht kemi nevojë për mbështetjen. Të gjithë ne, e sidomos lojtarët jemi qënie njerëzore dhe jemi gati të japim gjithçka ta ndryshojmë dinamikën!”
Kampionët në fuqi kanë 23 pikë nga 13 ndeshje të luajtura, 11 më pak se sa kryesuesit e Liverpulit, por vetëm dy më pak se sa Arsenali i vendit të dytë dhe Çelsi në të tretin.
Guardiola tha se skuadra e tij nuk mund të ketë më pretendime për të ngritur titullin kampion në fund të sezonit dhe në vend të kësaj është e nevojshme që të përqafojnë një qasje për të arritur sukseset hap pas hapi, ndërsa detyrim kanë të dalin në katërshen më të mirë.
Klan News