Ndryshe nga muaji Korrik, Gushti pritet të sjellë një dyndje më të madhe të pushuesve. Operatorët turistikë raportojnë se hotelet janë të mbushura deri në kapacitetin maksimal, madje presin që shifrat të rriten më tej, pasi numri i shqiptarëve që kthehen në vend për pushime këtë muaj është më i lartë.
Blerim Norja: Muaji Gusht parashikohet të jetë i mirë, vijnë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Boshllëku është parë në muajt Qershor dhe Korrik.
Harta e turistëve që zgjedhin Durrësin për pushime verore është zgjeruar, për pasojë edhe numri i të huajve që pushojnë në qytetin bregdetar është rritur.
Blerim Norja: Çdo vit po shtohen pushues nga vende të ndryshme, të cilët e shohin shqipërinë si një destinacion turistik interesant. Shqipëria po vizitohet masivisht nga shtetasit polakë, çekë, sllovakë po nuk mungojnë as francezët.
E njëjta situatë është paraqitur edhe në plazhet e tjera të Adriatikut, ku pushuesit kanë zgjedhur këtë bregdet për të kaluar pushimet verore.
Tv Klan