Ngërçi i vënë re muajt e fundit nën kreditimin e ekonomisë nga bankat e nivelit e dytë është tejkaluar. Këtë e pohuar vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, gjatë një takimi me përfaqësues të institucioneve bankare dhe financiare në qytetin e Elbasanit.
Ardian Fullani: “Për të gjithë pjesëmarrësit në treg, agjentë të ndryshëm duhet të jetë e qartë që punohet në një sistem bankar të sigurtë, e rëndësishme është që kreditimi do të vazhdojë. Bankat kanë marrë garanci nga mëmat e tyre për mbështetje në mënyrë që këto banka të ruajnë ritmet e kreditimit.”
Fullani ka kërkuar nga bizneset të jenë më të vëmendshme ndaj sinjaleve të bankës qendrore për të shmangur humbjet e shkaktuara nga luhatjet në kursin e këmbimit.
Ardian Fullani: “Kur Banka e Shqipërisë që thotë që zotëri kini kujdes kreditoni në lek do të thotë që nesër ta kesh në mendje çdo thotë ndryshimi i kursit të këmbimit dhe të mos qaheni nesër të thoni ky lëvizi, është fleksibël.”
Sipas Fullanit ekonomia shqiptare ka filluar të ndjejë efektet e krizës globale dhe kjo vihet re në kreditimin e ekonomisë, uljen e dërgesave nga emigrantët dhe ngadalësimin e import-eksporteve./tvklan.al
Gazetar: Fatos Salliu