Aktorja e famshme turke, Nurgul Yesilçay, duket se ia ka arritur qëllimit për të shpëtuar nga kilogramët e tepërt.
Këtë e thotë me një postim të fundit, ku përveçse shfaq formën e mirë që ka arritur pas përpjekjeve të shumta me palestër, u kërkon të gjithëve ta ndihmojnë nëse merr kilogramë të tepërt.
“
Nëse shëndoshem edhe një herë mos më flisni me gojë, mbani qëndrim, bëni diçkaaa…
”, u thotë aktorja ndjekësve të saj në rrjetet sociale, të cilëve u thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet ta lejojnë të rikthehet në gjendjen e mëparshme.
Aktualisht Yesilçay, e cila njihet mes të tjerash njihet për rolin e Gylserenit në serialin “Fate të Kryqëzuara” po përgatitet për sezonin e ri të spektaklit “Ylli i së Ardhmes”. Sëbashku me Hamdi Alkan dhe Firat Parlak ajo po shëtit qytet më qytet për të zbuluar yje të rinj.
/tvklan.al