Aktorja e dashur turke, Nurgul Yesilçay, po përgatitet të rikthehet në ekran me një serial të ri.
42-vjeçarja, pas përfundimit të roleve të saj në serialet “Fate të Kryqëzuara” (Gylseren) dhe “Sulltanesha Kosem”, ka luajtur rolin e një gruaje memece në një film iranian.
Tani ajo po kalon më shumë kohë me djalin e saj, ndërsa pas pak muajsh pritet të nisë edhe xhirimet për serialin e ri.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Milliyet”, sipas të cilës seriali i ri do të nisë në muajin shtator.
Megjithëse media turke nuk ka dhënë detaje të tjera nga projekti i ri i Yesilçay, ndjekësit e saj janë shprehur tepër të gëzuar për rikthimin e aktores në ekran./tvklan.al