Aktorja turke Nurgul Yesilçay, e cila mori famë të madhe me rolin e Gylserenit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, po përgatitet të rikthehet para shikuesve me një seria të ri.
Media turke raporton se aktorja 42-vjeçare, e cila bëri një pauzë pas përfundimit të serialit “Sulltanesha Kosem”, i cili aktualisht transmetohet në Tv Klan, do të rikthehet në sezonin e ri me serialin “Gylperi”.
Sipas raportimeve të fundit, ajo do të paguhet rreth 150 000 lira turke (mbi 30 mijë dollarë) për çdo seri. Përkrah saj si aktor i dytë kryesor në serial do të luajë, Timuçin Esen, i cili do të përfitojë rreth 50 000 lira për seri.
Yeşilçay do të luajë rolin e Gylperisë, ndërsa Esen rolin e Kadirit, dashurisë së viteve të rinisë së Gylperisë.
Skenari i serialit të ri është marrë përsipër nga Eylem Canpolat dhe Sema Ergenekon, puna e të cilave është pëlqyer së tepërmi në serialin “Diamante dhe Dashuri”./tvklan.al