Paris Saint Germain dhe Achraf Hakimi, kanë arritur marrëveshjen për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre.

Sipas asaj që raportohet nga “L’Equipe”, palët kanë mbyllur akordin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029.

26-vjeccari do të nënshkruajë një kontratë të re, me parisienët që “blindojnë” kështu një nga titullarët e ekipit.

Hakimi është pjesë e PSG-së nga viti 2021, ndërsa numëron 133 paraqitje me francezët në tre sezone.

Me marrëveshjen që është mbyllur, në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe njoftimi zyrtar nga PSG-ja, për rinovimin. /tvklan.al