Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Hans Hekerup ka vizituar për herë të parë Shqipërinë, në postin e kryeadministratorit të Kosovës. Hekerup është takuar me Ministrin e Jashtëm Paskal Milo në Tiranë, si dhe me kryeministrin Meta në rezidencën e këtij të fundit në Durrës. Pas takimit me dyer të mbyllura, Meta dhe Hekerup kanë dalë në një konferencë për shtyp.
Tema e bisedimeve të Hekerup në Tiranë, ka qenë Kosova, Maqedonia dhe zhvillimet në rajon. I pyetur për çështjen e Maqedonisë, Hekerup ka deklaruar se.
Hans Hekerup:- “Ne dhe qeveria shqiptare, duhet t’i studiojmë lidhjet që mund të ekzistojnë mes elementëve ekstremistë mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe duhet t’i zbulojmë ato”.
Ndërsa Meta është shprehur.
Kryeministri Ilir Meta:- “Sipas mendimit tim është e rëndësishme që udhëheqja e Shkupit, të shikojë në radhë të parë, problemet e brendshme atje dhe njëkohësisht të verifikojë nëse standardet e shqiptarëve në Maqedoni, janë në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare”.
Përsa i përket mbështetjes në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, Hekerup ka deklaruar se, zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në fund të vitit. Ne kemi gjetur mbështetjen e plotë të qeverisë Meta, tha Hekerup./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori