Të tjerët online, matura shtetërore në Qershor

Maturantët do të jenë të vetmit që do ti rikthehen mësimit në 18 Maj, për të pasuar më tej me provimet në qershor.

“Arsyeja që nuk hapen të gjitha shkollat është numri i madh i nxënësve në shkolla. Provimet më 8 dhe 16 Qershor. Do hapen shkollat vetëm për maturantët, duke i shpërndarë nxënësit në të gjitha klasat duke krijuar distancë deri në 1,5 metra dhe jo më shumë se 10, 12 apo maksimuni 15 nxënës”.

Për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të 11-ën,  mësimi do të vijojë nga shtëpia.

Ministria e arsimit ka vendosur gjithashtu edhe anulimin e provimeve për nxënësit e klasave të 5-ta dhe të 9-ta.

“Nxënësit deri në 29 Maj do të vijojnë mësimin online, anulohen provimet për nxënësit nga klasa e 5-të deri në të 9-ën”.

Mësimet e marra në kushtet e karantinës do të ripërseriten serish ne fillim të viti shkollor në shtator. Prindërit dhe nxënësit që  mendojnë se nuk kanë marre mjaftueshëm njohuri do të lejohen të përsërisin vitin nëse duan.

Tv Klan