Në Tiranë, qytetarët tashmë mund aplikojnë edhe për pasaportat biometrike. Procesi do të jetë i njëjtë me ato të kartave të identitetit dhe do të zhvillohet paralelisht me to.
Arben Tafaj: “Pajisja me pasaportë biometrike ka të bëjë me një proces shumë më të madh dhe shumë më të gjerë se kjo, me një koncept tamam politik, ashtu siç i duhet çdo qytetari shqiptar. Me lëvizjen e lirë të tij në botë më emergjente për momentin është karta e identitetit, por askush nuk është i përjashtuar që në këtë proces të aplikojë edhe për pasaportë biometrike. Fakti që sot ka qenë shpallja e hapjes së këtij procesi, padyshim tregon seriozitetin e masave që ka marrë kjo qeveri.”
Autoritetet u kanë bërë dhe një herë thirrje qytetarëve që të nisin aplikimin edhe për pasaporta, pasi të kenë blerë më parë kuponin në zyrat e gjendjes civile, i cili kushton 6 mijë lekë. /tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi