Hotel Dajti hapi dyert për artistet bashkëkohorë dhe dashamirët e tij, në ceremoninë e çeljes së Bienales së katërt të Tiranës. Sikundër edhe titulli i Bienales, “Hotel Dajti” është korniza simbolike që përçon përmes artit, në këtë realitet të lënë pas dore, transformimin dhe natyrën komplekse të realitetit që jetojmë. “Plateja shqiptare” e artistit gjerman Franc Akerman është vepra murale e inspiruar pikërisht nga ky hotel dhe mjediset tona që të mirëpret qysh në hyrje të Hotelit.
Franc Akerman: “Nga provoja ime kam kuptuar se nga shuam njerëz që dinë shuam pak nga vendet e tjera nuk fillojnë punën pa e njohur vendin, pa udhëtuar e mësuar për të. Sigurisht duket që është një vend që vjen pas shuam vitesh komunizëm, e sheh këtë rreth e qark, gjithashtu një vend që po ecën shpejt drejt progresit. Po ta shihni edhe puna ime është e tillë që demonstron që informacioni tashmë hyn në Shqipëri dhe del nga Shqipëria.”
Hotel Dajti ka frymëzuar edhe një tjetër artist te huaj, suedezin Oskar Mornerud që përmes një albumi te familjes komunikon në Tiranë me fragmente të tjera të historisë, të reflektuara në muret e dëmtuara të Hotel Dajtit.
Oskar Mornerud: “Kjo punë nisi që në Suedi, kur Edi Muka më propozoi të marr pjesë dhe nisa të marr fotografi nga familja ime, dhe u përpoqa t’i ndërthur me hotelin, historinë e tij. Inspirimi më erdhi pikërisht nga letrat që ndodheshin këtu në hotel, sepse edhe në studion time kam shumë shkresa që krijojnë rrëmujë dhe kështu që u ndjeva si në shtëpinë time, por tashmë me një histori të re.”
Ndërsa “Perspekulum”, është filmi që prezanton artisti shqiptar Adrian Paci , i ndërtuar mbi një peizazh idilik, më shumë një përrallë se sa një realitet.
Adrian Paci Artist: “Ka mbrapa idenë e pasqyrimit si mundësi njohjeje në mënyrë të përmbysur, sepse në kontekstin e vet, letra e Shën Palit flet për pamundësinë e njohjes direkte, por njohjes nëpërmjet xhamit, nëpërmjet pasqyrës, pra në mënyrë të kundërt.”
Bienalja e e Artit Bashkëkohor të Tiranës do të prezantojë deri me 22 Tetor, në mjediset e Hotel Dajtit por, edhe në hapësirat e kryeqytetit punimet e 60 artisteve nga 30 vende të botës, të ndara në tre episode, duke e kthyer jo vetëm Hotel Dajtin, por Tiranën vetë, në një ekspozitë të madhe të Artit Bashkëkohor./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani