Hotel Dajti, ky simbol i revanshit fashist, kur u ngrit në këmbë dhe shfaqjes së madhështisë së regjimit monist në epokën e diktaturës, përballë të huajve që bujtnin aty, do të jetë vend-instalimi i Bienalës Ndërkombëtare të Tiranës, që do të çelet në Shtator.

Ai është përzgjedhur pikerisht për historine e tij, degradimin në vitet e demokracisë dhe arkitekturën racionale.

Edi Muka: “Konceptiu i Bienales i cili frymëzohet nga godina aty lart dhe historia e tij. Ne kemi pasur gjithmonë një tendencë për të dalë në hapsira jo kovencionale arti, hapësira domethënëse, hapësira të cilat u shtynë drejt një diskutimi, drejt një interesi për të ngjallur një diskutim në publik përmes aksionit artistik ose përmes veprës së artit. Ky është si të thuash dhe synimi ynë, të përdorim Bienalen për të ngjallur diskutime të cilat na shtyjnë drejt analizave të caktuara për të nxjerrë konkluzione në lidhje me se si jemi sjellë ne dhe si sillemi ne me historinë tonë dhe me objekte ët ndryshme që përfaqësojnë këtë histori.”

Në Bienalen e katërt të Tiranës, e titulluar “Eficenca simbolike e të parit” do të performojnë punët e tyre mbi 60 artistë nga 30 vende të botës, si dhe do të organizohen një numër seminaresh e ekspozitash me artistë vendas dhe ndërkombëtarë./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani