Dhjetëra qytetarë, familjarë dhe nxënës shkollash kanë patur mundësinë të mërkurën të njihen nga afër me lëndët e para që përdoren sot nga industritë ricikluese të mbetjeve.
Hapja e Panairit të Riciklimit, sipas përfaqësuesve të kësaj industrie informon publikun se lëndët e para që përdoren nuk kanë asnjë rrezikshmëri
Ricikluesit kishin vendosur edhe disa kosha për hedhjen e mbetjeve, për të dhënë mesazhin e ndarjes në burim të tyre nga publiku. Sipas Shoqatës së Ricikluesve, nëse bëhet ndarja në burim e këtyre mbetjeve brenda vendit, nevojat për importin e tyre do jenë të pakta, pasi në kushtet e sotme, sipas përllogaritjeve të ricikluesve, nevoja për import të mbetjeve janë në afro 30 mijë ton në vit që industria të jetë në parametrat normale.
Përfqësues të industrive ricikluese mohojnë të kenë importuar mbetje nga jashtë, në kohën që ishin të ndaluara, siç tregojnë shifrat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Në stendat për publikun ishin ekspozuar rrymat kryesore të lëndëve që përdoren nga industritë ricikluese, si karton, letër, metale, plastika dhe mbetje druri.
Tv Klan