Prej 1 Qershorit, pedonalia, i shërbeu veçanërisht fëmijëve. Shtatë ditë ia dedikuan edukimit dhe argëtimit të të vegjëlve. Në secilën nga shtëpizat fëmijët mund të pasuronin informacionin e tyre mbi të ushqyerin shëndetshëm apo për librin më të ri në libraritë e Tiranës.

Për ata që përveç shkollës i janë përkushtuar edhe artit, kjo skenë mirëpriti fëmijë këngëtarë dhe kërcimtarë. Grupe artistësh nga shkollat 9-vjeçare të Tiranës, organizuan për “Panairin e Fëmijëve” koncerte ditë pas ditë. Jo vetëm këngë e koreografi nën tingujt modernë, por edhe traditë. Vallet e veriut apo Shqipërisë së mesme ishin përshëndetja e fëmijëve të grupit “Time for Dance”. 

Amela Aga që përveç kërcimeve të kohës, i udhëheq fëmijët drejt trashëgimisë kulturore, thotë se ata e duan atë.

Për fëmijët ky panair ishte një festë e dyfishtë, pasi përkon edhe me mbylljen e vitit shkollor.

Tv Klan