Katedralja Notre-Dame rihap dyert e saj sot, pesë vjet e gjysmë pasi u dëmtua rëndë nga një zjarr shkatërrues që dogji majën dhe çatinë e saj dhe pothuajse shkaktoi shembjen e plotë të kësaj kryevepre të artit gotik.
Katedralja mesjetare 860-vjeçare, një simbol i Francës dhe i Parisit, është restauruar me kujdes, me një majë dhe çati të re, duke iu rikthyer lavdisë së mëparshme.
Macron, i cili po përballet me një krizë të thellë politike për shkak të rrëzimit të qeverisë së tij, do të ketë një shans për t’i harruar problemet e brendshme, kur të mirëpresë sot në ceremoninë e rihapjes së kishës, e cila do të fillojë rreth orës 19:00, rreth 35 lider botëror dhe ku kreu i Elizesë pritet të mbajë edhe një fjalim.
Mes liberëve botëror që do të marrin pjesë në ceremoni dhe do të jetë presidenti i zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe Princi i Britanisë Uilliam.
Gjithashtu mes krereve të shteteve që do të marrin pjesë në këtë ceremoni do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, si dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Të premten në mbrëmje, zyra e Macron dhe Kryepeshkopata e Parisit njoftuan se, për shkak të erërave të forta, ceremonitë do të zhvillohen të gjitha brenda kishës.
Për garantimin e sigurisë edhe për shkak të pjesëmarrjes së personaliteteve botërore, autoritetet franceze forcuan masat e sigurisë jo vetëm rreth katedrales Notre-Dame, por në gjithë Parisin.
Tv Klan