Lushnja është i pari qytet pas Tiranës që do të ketë një Universitet Bujqësor.

Hapja e dyerve të tij është inauguruar në një ceremoni ku merrnin pjese studentë, prindër dhe drejtues të Universitetit Bujqësor në Kamzë.

“Jam maturante nga shkolla “Partizani”. Kam ardhur në këtë shkollë për arsye sepse njihet në të gjithë botën”.

“Zgjodha Financë-Kontabilitet në Lushnje për shumë arsye sepse ka edhe disa avantazhe më të shumta sesa të Universitetit të Tiranës”.

“Jam më afër edhe më pëlqen që të vazhdoja këtu, të isha pranë vendit tim prapë”.

“Vij nga Kruja. Jemi në studentët e parë që inaugurojmë këtë universitet”.

Bahri Musabelliu: “Të gjitha diplomat që ofron Fakulteti i Ekonomisë së Agrobiznesit janë të njohura në disa vende, po kemi parasysh për vendet ku nuk njihen janë gjithmonë mbi bazën e akordit dhe marrëveshjeve që ka midis Universitetit Bujqësor dhe universitetet përkatëse dhe vendeve pritëse.”

Kontabiliteti dhe Agrobiznesi do të jenë dy degët e para të këtij universiteti. Studimet do të ndiqen sipas nivelit 3+2, që do të thotë tre vitet e para do të kryhen në Lushnje dhe do të jetë një diplomë e nivelit të dytë, ndërsa dy vitet e tjera në Tiranë ku diploma do të jetë e nivelit të parë ose master./tvklan.al

Gazetare: Anila Sefa