Pa kaluar ende shija e hidhur që la pas kongresi i mbyllur socialist, anëtar të kryesisë së kësaj force politike këmbëngulin në nevojën që ish-kryetari i selisë roze Edi Rama të japë shpjegime për tre pika themelore të cilave ai nuk u dha përgjigje as në kongres.
Andis Harasani: “Dëgjova me vëmendje fjalimin e kryetarit në detyrë zotit Edi Rama. Më bëri përshtypje fakti që 3 pyetje të cilët, të gjithë delegatët dhe të gjithë shqiptarët, qofshin ata përtej të majtës ose të djathtës pritshin përgjigje faktin se pse humbën zgjedhjet? Çfarë përgjegjësie mban kryetari në detyrë zoti Rama për humbjen e zgjedhjeve? Dhe ajo çka është më e rëndësishme, si PS ose e majta do të vi në pushtet? Nuk morëm përgjigje nga fjalimi i zotit Rama”.
Sipas Harasanit tentative e Ramës për të bërë një koalicion me disa nga figurat e dala nga radhët e LSI-së është thjesht një interes i çastit.
Andis Harasani: “Më erdhi shumë, shumë keq të dëgjoja që u falënderuan në kongres njerëz të nderuar por që janë jashtë partisë tonë, siç është rasti i zotit Xhufi, rasti i zotit Mustafa Muçi dhe nuk u falënderua Ben Blushi, Ben Malaj, Shpëtim Idrizi për kontributet që kanë dhënë në rrethet e tyre. Mendoj që ishte përgjegjësi e zotit Rama dhe të gjithë PS që me zotin Muçin, me zotin Xhufi dhe me të gjithë të majtën e vërtetë të ishte ulur përpara zgjedhjeve dhe jo të falënderohen pas zgjedhjeve thjeshtë për interesa të çastit”.
Në lidhje me tërheqjen e Arben Malajt nga gara për kreun e PS-së. Andis Harasani, deklaroi se veprimi i tij është personale./tvklan.al