Amerikanët që nuk kanë votuar ende kanë edhe pak kohë që të marrin një vendim të rëndësishëm. Për më pak se 24 orë nga dita e zgjedhjeve, Kamala Harris dhe Donald Trump kanë shansin e fundit që të ndikojnë tek ata që ende janë të pavendosur.

Harris do të bëjë fushatë në shtetin e lëkundur të Pensilvanisë. Ajo do të zhvillojë mitingje në disa qytete të rëndësishme. Siç raporton BBC ajo dhe kundërshtari i saj, kanë shpenzuar shumë kohë në këtë shtet gjatë javëve të fundit.

Ndërkohë Trump do të jetë në tre “fushëbeteja” sot. Ai do të zhvillojë takime në Karolinën e Veriut, Pensilvani dhe Miçigan.

Të gjitha këto shtete janë pjesë e atyre shteteve që konsiderohen si të lëkundura dhe mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhje (Lexo më shumë)./tvklan.al