Shqipëria është vendi i dytë më i braktisur në Evropë. “The Independent” ka publikuar hartën që flet për gjendjen e emigracionit në shtetet evropiane. Bosnjë-Hercegovina mban vendin e parë me 43.3 % të popullsisë së larguar ose 1.6 milionë njerëz.
Pas saj vjen vendi ynë me 38.8% ose rreth një milion banorë që kanë vendosur të jetojnë jashtë kufijve të saj.
Një fluks i shtuar i shqiptarëve që kërkonin azil kryesisht në Gjermani u vu re përgjatë viteve 2014 e 2015.
Aplikimet e tyre shpesh ia kalonin dhe atyre të sirianëve. Kjo detyroi autoritetet e vendeve evropiane të ndryshonin procedurat e riatdhesimit të azilkërkuesve. Ndërkohë që me një numër të lartë të të larguarve përballet edhe Maqedonia, e cila vjen pas Shqipërisë, me 24.8%./ tvklan.al