Brenda kësaj jave do të nisë puna për hartimin e ligjit të ri elektoral. Konferenca e kryetarëve ka dhënë OK për ngritjen e komisionit parlamentar që do të punojë për hartimin e kodit të ri zgjedhor. Kryeministri Berisha ka përshëndetur këtë vendim duke shpresuar se puna do të përfundojë brenda këtij sesioni parlamentar tha ai.

Sali Berisha: “Besoj dhe shpresoj se  palët do të gjejnë mirëkuptimin të udhëhequr nga ai parim që shqiptarët të votojnë të votojnë të lirë dhe politikanët të respektojnë vullnetin e tyre. Kodi i ri zgjedhor vjen si plotësim i reformës zgjedhore kushtetuese. Do të ishte interes për të gjitha palët që ta finalizonim sa më shpejt. Faktorët zgjedhor të njihen me të, të trajnohen për të dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.”

Por Berisha i bën thirrje edhe opozitës për të vazhduar punën për reformën në drejtësi.

Sali Berisha: “E ftoj opozitën të vazhdojë reformën e sistemit të drejtësisë. Pasi edhe ky sistem është tërësisht apartiak, është interesi i të gjithë atyre që i besojnë shtetit ligjor, është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë dhe i proceseve integruese. /tvklan.al

Gazetare: Elia Zotka