Çekia që barazoi 1-1 me Ukrainën do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë më 16 Nëntor në Tiranë. Duke parë që takimeve po i vjen fundi, trajneri i çekëve Ivan Hasek e shikon si tepër të vështirë fundin e përballjeve në grupe në Ligën e Kombeve. Hasek uron që të jenë sa më të plotë.
Ivan Hasek: Do të kemi ndeshje të vështira në fushën e Shqipërisë dhe në shtëpi me Gjeorgjinë në muajin Nëntor. Është gjithmonë e vështirë të ruash vijueshmërinë e rezultateve pozitivë. Deri atë ditë, futbollistët do të këtë ndeshje me klubet e tyre, kështu që mund të kemi sërish ndryshime në ekip bazuar në gjendjen e fizike që do të kenë. Shpresojmë të kemi sa më shumë lojtarë në dispozicion.
Trajneri i çekëve është i bindur se do ta mbyllin në krye të grupit si një mundësi për të shkuar në play off e Botërorit 2026. Çekia e mundi 2 – 0 Shqipërinë pak ditë më parë në Pragë.
Tv Klan