Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka vlerësuar se vendimi i tij për shkarkimin e Zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë Naser Osmani, pas incidentit të së shtunës në Kuvend nuk ka qenë i motivuar politikisht. Kreu i qeverisë ka theksuar se puna e qeverisë është punë ekipore. Ndërkohë ka shprehur përkushtimin për vazhdimin e politikës së qartë të interesave shtetërore të Kosovës.
Hashim Thaçi: Unë do të vazhdojë me politikën e qartë, politikën që është e shtetit të Kosovës, jo e ndikuar as nga kjo, as nga ajo kryesi e kësaj apo asaj partie. Vendimet e kryeministrit të Kosovës nuk janë vendime të motivuara politikisht por janë vendime të interesit shtetërorë”.
I pyetur nëse do të ketë takime me partnerin koalicionit nga LDK-ja për çështjen Limaj-Osmani. Ai ka konfirmuar se takimet janë të shpeshta. Ndërkohë sot qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj në mënyrë të rregullt me rast ka miratuar disa projektligje. Disa ditë para mbajtjes së konferencës së donatorëve për Kosovën në Bruksel, kryeministri Thaçi ka kërkuar nga ministrat e tij, që të jenë më efektiv me përgatitjen sa më të mirë të projekteve./tvklan.al
Montazh: Vilma Halilaj