Dy konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Meri dhe Redona, jetojnë bashkë dhe ndajnë të njëjtën dhomë.
Në një intervistë për progrmin “Daily Love Story”, vajzat kanë treguar momentet e sikletshme, si edhe mënyrën se si e mbajnë dhomën.
Momenti më i sikletshëm i ju të dyjave në dhomë?
Redona: S’ka momente të sikletshme, të paktën për mua.
Meri: Ka momente të sikletshme kur na merr familja me kamera. Kur flet me familjen duhet të kesh pak privatësi se nuk dihet çfarë flet mami, motra…
Redona: Unë e kam italishten, kjo bën sikur nuk e kupton por besoj se e kupton italishten. Kur flas me mamin, flasim për gjëra pune, a ke ngrënë bukë, a je mërzitur…mami im Merin e ka si fëmijë të tretë.
Meri: Po, kjo është e vërtetë. Grindemi ndonjëherë për kondicionerin, fik e ndez…
Redona: Unë sa i hap syt kjo më hap dritaren, unë vdes! Dua ngrohtë!
Meri: Dritarja do hapur në mëngjes!
Nëse gërrhet Saimiri, çfarë do bëni?
Meri: Do t’i marr ndonjë ilaç.
Redona: Nuk e di çfarë do i bëja, po besoj se do i fusja një shami.
Kush e mban më pastër dhomën?
Meri: Unë e mbaj, Redona i hedh rrobat gjithandej!
Redona: Çfarë po thua moj goc, mos ja fut kot. Rrobat vetëm të hënën në dark i lë./tvklan.al