Nga Kievi, në ditën e Pavarësisë së Ukrainës, shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas ka vlerësuar letrën e fundit të Kryeministrit Rama dhe ministres së Jashtme suedeze Anne Linde, që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ( OSBE ) të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Bjellorusi.
Sipas Maas, kjo iniciativë do të ketë rezultat nëse koordinohet me përpjekjet e saj me Rusinë.
“Alexander Lukashenko duhet të pajtohet me realitetin dhe të tregojë një gatishmëri për kompromis, të paktën të tregojë një gatishmëri për të filluar një dialog të tillë”.
Sidoqoftë, Presidenti aktual i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha se ai ra dakord për negociata, por nuk do ta bëjë këtë me Këshillin Koordinues opozitar.
Ndërkohë Rusia pretendon që OSBE-ja nuk duhet të ndërhyjë në dialogun e brendshëm në Bjellorusi pasi mund të përsëritet skenari ukrainas.
Klan Plus