Mbërrijnë në Shqipëri helikopterët e parë amerikanë Apash, të cilët do të dislokohen në bazat tona dhe do të ndërmarrin sulme kundër forcave ushtarake jugosllave në Kosovë. Këta helikopterë do të fluturojnë mbi Adriatik duke u nisur nga baza ushtarake ajrore pranë Brindisit dhe janë të pajisur për lëshimin e disa raketave në të njëjtën kohë, duke garantuar kështu një zjarr efikas vdekjeprurës me një rreze të gjatë veprimi. Dy mijë trupa amerikanë dhe helikopterë të tjerë do të shoqërojnë helikopterët Apash që do të shkatërrojnë tanket serbe dhe mjete të tjera të blinduara.
Gjenerali Uesli Klark do të ketë në dispozicion 24 orë për të përfshirë ato në operacionet kundër ushtrisë dhe njësive speciale jugosllave. Klark i cili ndodhej dje në Tiranë ka parë bazat e mundshme ku do vendosen helikopterët Apash. Zyrtaret e NATO-s mbi mbërritjen e apashëve thanë se gjithçka do të mbahet sekret. Ata thanë se lajmin e parë mbi apashët do ta mësoni vetëm kur të sulmojmë e shkatërrojmë blindat e parë serbë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj