Policia e Durrësit ka zbardhur trafikun e 5.5 kg heroinë që do bëhej nga porti (Durrësit) në drejtim të Italisë. Në pranga ka përfunduar edhe një i tretë, që sipas hetimeve është organizatori i trafikut. I arrestuari është Gazmend Reka 45 vjeç, punonjës i një agjencie udhëtimi.

Në 7 maj policia ka arrestuar Bledar Çapanin 46 vjeç dhe Lorand Dhëmbin 49 vjeç. Këta u arrestuan pasi në pikën e kontrollit të automjeteve në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në mjetin fugon tip “Benz” me targa AA 517 DD u gjetën 5.5. kg heroinë. Lënda narkotike kishe destinacion shtetin fqinj./

tvklan.al