Policia e Brescias ka vënë në pranga një 47-vjeçar nga Shqipëria, i cili kishte fshehur në makinë një sasi prej 16 kilogramë marijuanë. Sipas mediave italiane shqiptari e kishte fshehur drogën në makinën e tij, një “Fiat Punto”.

Ajo ishte ndarë në 10 pako dhe e futur në qese të zeza.

Gjatë momentin të arrestimit, 47 – vjeçari ka paraqitur një dokument të rremë, duke mashtruar policinë italiane, por gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur dhe sasia e drogës.

Mësohet se droga kapte vlerën e rreth 250 mijë eurove. Policia italiane po punon për gjetjen e furnizuesve, pasi i arrestuari kishte vetëm rolin e korrierit./tvklan.al