Në hetimin pasuror të nisur nga Prokuroria e Elbasanit më 27 tetor të muajit të kaluar, janë përfshirë edhe shumë drejtues lokal të subjeketeve politike si, LSI dhe PDIU të cilët kanë përfituar tendera publik dhe në të njëjtën kohë kanë krijuar biznese që xhirojnë miliona euro xhiro dhe fitim vjetor.
Pas hetimit të nisur nga Prokuroria e Elbasanit për 67 bisnesmenë të regjistuar si subjekte tatimpaguese pranë atij qyteti, bien në sy përveç emrave të familjarëve të kreut aktual të bashkisë Qazim Sejdini edhe bashkëpunëtorë të tij të ngushtë. Gjithashtu në listën rendore janë edhe shumë ish-funksionar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si edhe atyre të PDIU-së, të cilët sipas prokurorisë, dyshohet se kanë përfituar tendera publikë në mënyrë të paligjshme.
Burime nga organi i akuzës së Elbasanit, bëjnë të ditur për ABC News se Nazif Bajrami ka përfituar pjesën më të madhe të investimeve publike të kryera këto 10 vitet e fundit nga Bashkia e Elbasanit.
Këto përfitime tenderash të njëpasnjëshme, kanë krijuar dyshime tek prokuroria, duke i kërkuar në të njëjtën kohë edhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve që të japë informacion nëse Bajrami është i regjistruar si subjekt, çfarë fitimi kanë patur ndër vite dhe sa detyrime ka derdhur në arkën e shtetit?
Por këto pikëpyetje deri tani janë pa përgjigje.
Po kështu, nga prokuroria po hetohen edhe disa ish-drejtues lokal të LSI-së në Elbasan, duke ngritur akuzën e pastrimit të parave të përfituara nga veprimtari të paligjshme. Në listë renditen dhe ish-kreu i ujësjellësit në Elbasanit, Agron Roka shef kuadri në paraburgimin e Bradasheshit, Gentian Çërraga, edhe këto përfaqësues të LSI-së. Madje me funksione drejtuese të kësaj force politike.
Sipas prokurorisë, personat në listë janë pronarë të bizneseve të ndryshme që xhirojnë miliona euro fitime, duke krijuar dyshimin tek organi i akuzës se pasuria e tyre është krijuar në mënyrë të dyshimtë. Nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet jo vetëm në qytetin e Elbasanit por edhe në Tiranë, Durrës, Vlorë e Sarandë.
Burimi: ABC NEWS