Europani i 21-vjeçarëve që do të mbajë finalet nga 11 deri më 28 Qershor të vitit të ardhshëm në Sllovaki përcaktoi grupet ku pati edhe përballje të forta.
Shorti i hedhur mbrëmjen e së martës në Bratislavë dhe i transmetuar në Klan News vendosi kampionen në fuqi Anglinë në të njëjtin grup me Gjermaninë, Çekinë dhe Slloveninë.
Tepër interesant Grupi A, ku janë Spanja e Italia, me nga 5 titujt secila dhe Sllovakia e Rumania. Kjo e fundit ishte në grupin kualifikues me Shqipërinë.
Portugalia u shortua së bashku me Francën, Poloninë dhe suprizën Gjeorgji. Holanda që pati një fushatë kualifikuese vetëm me fitore është në të njëjtin grup me Ukrainën, Danimarkën e Finlandën.
Edhe përfaqësuesja finlandeze ishte kundërshtare e Kombëtares Shpresa të Alban Bushit në fazën kualifikuese. Dy ekipet e para të secilit grup kalojnë në çerekfinale.
Tv Klan