Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në Himarë, proces të cilin e ka cilësuar si një zotim të mbajtur nga qeveria. Për shkak të investimeve në Himarë, kreu i qeverisë tha se është rritur vlera e pronës.
Premtoi projekte të reja për bashkinë e Himarës, të cilat do të kenë ndikim në zhvillimin e turizmit. Nuk munguan batutat me Kryetari e Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.
Batutat shkëmbeu edhe me qytetarët. Disa prej tyre nuk nguruan t’ia kthejë përgjigjen kryeministrit. Kryeministri Rama theksoi si zotim të mbajtur edhe bonusin për fundvitin ndaj pensionistëve si dhe atë që do të jepet në pranverë.
Klan News