Simone Inzaghi gjithnjë e më i rëndësishëm në projektin e Interit. Pasi e kurorëzoi si trajnerin më të paguar në Serie A, klubi italian është gati për të zgjatur sërish kontratën me të deri në vitin 2028. Interi do t’i ofrojë trajnerit të tyre Inzaghi një zgjatje të kontratës dyvjeçare.
Marrëveshja aktuale skadon në qershor 2026, por sipas mediave italiane, zhvillimi i ekipit dhe rezultatet mbresëlënëse kanë bindur drejtorët e klubit dhe presidentin Beppe Marotta që të përgatisin një ofertë për vazhdimin e kontratës.
Inzaghi u bë trajneri më i paguar në Serie A verën e kaluar kur nënshkroi një kontratë deri në vitin 2026 me vlerë 6.5 milionë euro në sezon. Zikaltërit jo vetëm që fituan titullin e tyre të 20-të të Serie A këtë vit , por ata gjithashtu kanë një mesatare pikësh fantastike, prej 2.37 në çdo 90 minutësh.
Nëse Interi fiton dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit kundër Como dhe Cagliarit, ata do të arrijnë 89 pikë në total përgjatë 2024, dy më shumë se vitin e shkuar. Nëse Inzaghi zgjat marrëveshjen me Interin dhe qëndron deri në vitin 2028, ai do të bëhet trajneri i dytë më jetëgjatë në klub pas Helenio Herrera, i cili drejtoi Interin për tetë vite radhazi.
Klan News