Tradita e sporteleve të përbashkët dhe heqja e kontrolleve për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë në pikën kufitare në Morinë tashmë është zgjeruar edhe në pikat e tjera kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në pikën kufitare Qafe Morinë, që lidh Tropojën me Gjakovën, ministrat e punëve të Brendshme të të dy vendeve, Taulant Balla dhe Xhelal Svelça, nënshkruan protokollin e zbatimit të kontrolleve të përbashkëta kufitare edhe për këtë pikë kufitare si dhe Qafëprush, Shishtavec, Borje dhe Orgjost. Kjo marrëveshje do të lehtësojë qarkullimin, sidomos të banorëve të brezit kufitar.
Monitorimi nga kamerat ka rritur nivelin e sigurisë në këto pika kufitare. Nga 1 korriku tashmë ka nisur edhe patrullimi i përbashkët në akset rrugore i Policive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që tashmë është bërë traditë në sezonin veror.
Tv Klan