Maratona e këngës popullore qytetare, e organizuar nga televizioni Kombëtar  Klan në bashëkpunim me promotor, ka startuar edicionin e saj të katërt.

Gjirokastra ishte qyteti i parë që ka mirëpritur këngëtarët më të njohur shqiptarë dhe hapja e maratonës ka përkuar edhe me një përvjetor të veçantë për qytetin e gurtë.

Anjeza Maja: Jemi ndaluar në qytetin e Gjirokastrës, një qyteti i cili na ka pritur mjaft mirë herën e shkuar dhe shpresoj që kështu do të jetë dhe sonte.”

Gjirokastra është zgjedhur për çeljen e  siparit të maratonës edhe se dita e sotme përkon më 4 vjetorin e futjes së saj në UNESCO.

Flamur Bime: “Gjithë kjo maratonë çelet në Gjirokastër dhe ka kuptimin e vet sepse është Gjirokastra që ka hapur siparin e trashëgimisë, e këngës popullore të vlerave të pa diskutueshme që dhe në qytetin tonë kanë qenë, janë dhe do të mbetën të kultivuara në breza.”

Zëra të rinj të muzikës shqiptare por edhe emra të njohur kanë performuar për dy orë e 30 minuta në qytetin muze, këngë të përpunuar enkas për këtë edicion, përpara mijëra qytetarëve.

Bledi Laço: “Risia e kësaj maratone sivjet sigurisht është pjesëmarrja shumë e gjerë dhe shumë e madhe e shumë këngëtarëve të njohur, jo vetëm të muzikës popullore dhe asaj qytetare, por edhe të një grupi këngëtarësh të rinj të cilët sjellin muzikën e përpunua, me ritme të reja.”

Jeta Faqolli: “Është hera e parë që unë marr pjesë në këtë maratonë edhe është një kënaqësi e veçantë për mua që do të marr pjesë këtu në Gjirokastër si fillim dhe në gjithë qytetet e Shqipërisë.”

“Është një rrugë e gjetur, shumë e mirë për artistët sepse në këtë maratonë artistët më saktë paraqesin veten e tyre, krijimtaritë e tyre më të reja.”

Është një organizim shumë, shumë i mirë, për të gjithë artistët njëkohësisht edhe  për vetë spektatorët e popullit që grumbullohen nëpër qytetet, nëpër rrethet e tyre vijnë nga larg  dhe kështu edhe për ne njëkohësisht është një kënaqësi e veçantë sepse takohemi me shumë shokë e miq.”

Edhe  në këtë edicion, maratona e këngës popullore e qytetare do të shkojë në shumë qytete, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ardian Hila: “Këtë vit do ketë shumë më shumë këngëtar, do ketë më shumë qytete, më shumë gjeografi dhe më shumë qytete jashtë Shqipërisë ku jetojnë shqiptarët. Do të jetë Ulqini, do të jetë Struga, do të jetë Kukësi. Me këtë rast edhe me rrugën e re do të mbërrijmë më shpejt atje.”

Ashtu si në edicionet e shkuara, edhe këtë vit, netët e maratonës së këngës popullore e qytetare do të transmetohen edhe në Tv Klan. /tvklan.al