Mosmarrëveshjet ideologjike me Bashkimin Sovjetik në të gjitha fushat shenjuan veprimet e diplomacisë shqiptare në vitin 1961, duke u bërë shkak për prishjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve komuniste. Këtë vit kaluan një periudhë të vështirë edhe Forcat e Armatosura të Ushtrisë Popullore.

Petrit Myftiu, komandant i njërës prej nëndetseve në bazën e përbashkët ushtarake të Pashalimanit, rrëfeu në “Histori me Zhurmues” për momentet e vështira, incidentet, provokacionet dhe duelin e heshtur të marinarëve tanë me ata rusë të kësaj baze, të nisur nga hierarkitë e larta politike dhe ushtarake.

Një tjetër histori është ajo e Dhimitër Pangos, i cili u kthye në Shqipëri pas amnistisë së vitit 1960. Pas kthimit Pango u vu në shënjestrën e Sigurimit të Shtetit, nga prej në vitin 1961 u arrestua dhe u dënua me akuzën për tentativë arratisjeje, duke kaluar një periudhë 16-vjeçare në burgjet e diktaturës komuniste./RTV Klan Arkiv. /tvklan.al