Gjeorgjia konsiderohet rivali më i lehtë i mundshëm për Shqipërinë, por Europiani dhe sfida e parë në këtë edicion vërteton të kundërtën. Gjeorgjianët nuk kanë qenë kurrë një kundërshtar komod për Shqipërinë.
Këtë e vërtetojnë edhe statistikat pasi në 15 përballje kemi fituar vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim. Fatsjellëse janë sfidat e zhvilluara në vendin tonë, pasi të tre fitoret kuqezi janë koleksionuar në përballjet e Tiranës.
Edhe bilanci i golave flet në favor të kundërshtarëve të sotëm. Në portën kuqezi janë realizuar 23 gola, kundrejt 13 të Shqipërisë. Pas xhiros së parë të dy ekipet kryesojnë me pikë të plota, për këtë arsye kjo shihet si një ndeshje mes dy ekipeve favorite për të fituar këtë grup.
Pra, ‘djemtë’ e Sylvinhos nuk do të zbresin në fushë vetëm për 3 pikët, por edhe për të përmirësuar statistikat. Një ndeshje në të cilën Gjeorgjia duket paksa më e favorizuar, pas asaj fitoreje me Çekinë. Gjithsesi me brazilianin në stol, kuqezinjtë kanë arritur të thyejnë rekorde dhe mposhtin kundërshtarë që nuk ndodhte prej shumë vitesh.
Klan News