Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm hungarez dhe komisionarin Varhelyi komentoi bllokimin e Maqedonisë së Veriut për të nisur hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Rama ndër të tjera theksoi se pengesa që ju bë Shkupit në këtë proces është padyshim në dëm të gjithë rajonin. Kryeministri tha se historia nuk mund të pengojë të ardhmen dhe anëtarësimin në BE, ku sqaroi se kjo nuk është një sulm ndaj miqve bullgarë, por një fakt.

Edi Rama: Miku im jeni i njohur me këtë rajon fqinjësie dhe e dini që Shqipëria është bërë bashkë me të tjerë me detyrim për shumë herë. Në të gjithë këto çiftime kuptuam se nuk duam të bëheshim çift me detyrim, por të gjenim lumturinë tonë në të vetmin çift Shqipëri-BE. E gjetëm veten tonë të bashkuar me RMV. Më lini të them që nuk ishte aq keq sepse mundëm të ndanim situatata tona të zymta. Dukeshim pak si Vladimiri dhe Estragoni, në pritje të Godosë dhe Brukseli në atë kohë dukej fiks si imitim i Samuel Beckett.

Më duhet të them që ndihemi vërtet të trishtë, e them me sinqeritet, që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut, ende nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në këtë fazë të procesit, pasi kanë qenë ndër të parët që e kanë nisur këtë proces. Ndaj kur flas për poshtërimet tona, tri herë njëra pas tjetrës na u refuzuan fillimi i negociatave ndihem njëfarësoj në siklet sepse ajo ndryshoj madje edhe emrin që të mund ta niste këtë gjë. I qëndroj gjithçkajë që kam thënë për miqt tanë bullgarë sepse historia nuk duhet të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit të një vendi. Janë tema shumë interesante për historianët, por nuk mendoj që janë pjesë e gjithçkaje që na lidh për tu bërë pjesë e BE. Nuk është sulm ndaj miqve tanë bullgarë thjesht po themi diçka të dukshme. Për ne dhe për mua arritja e Bashkimit Europian është ta mësosh ta shohësh rrugën me sytë e së ardhmes.

Dje në Procesin e Berlinit të gjithë deklaruan që vendosja e niveleve dypalëshe e procesit të anëtarësimit në BE është diçka e sëmurë, sepse nëse e vendos këtë proces në baza dypalëshe vetëm sa i bën dëm një vendi, vetëm sa i bën dëm asaj që është një familje vlerash e parimesh. Të parandalosh Maqedoninë e Veriut që ta bënte këtë ishte t’i bëjë një dëm shumë të madh një kombi, populli dhe rajonit tonë. Vazhdoj t’i qëndroj kësaj dhe mund t’i them kujdo që kjo nuk është një konfrontim është një fakt. Unë e dua Aleksandrin e Madh, por nuk dua t’ja di ku ka lindur dhe nuk po pretendoj të marr pjesën time si shqiptarë nga gjenet e tij./tvklan.al