Holanda po përpiqet të gjejë mënyrat më efektive për të mbikëqyrur dhe mbajtur nën kontroll materialet që publikohen në rrjetet e mëdha sociale dhe platformat e kërkimit online, për të ndëshkuar rastet e shkeljes së rregullave.
Përpjekjet marrin shkas nga teprimet me shkeljen e rregullave nga platforma e madhe sociale e shpërndarjes së videove në internet TikTok. Aq të shumta janë rastet e ankesave dhe gjobat për shkelje rregullash, që autoritetet holandeze i kanë vënë rrjetit të madh social me bazë në Kinë, sa Tiktok ka vendosur të mbyllë edhe zyrën e tij në Amsterdam.
Autoritetet holandeze thonë se si Tiktok ashtu edhe platformat e tjera sociale nuk kanë bërë të gjitha investimet e nevojshme në zbulimin automatik të rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes, që shpesh nxisin akte masive dhune.
Holanda është vendi i radhës që vendos kufizime, duke marr shkas nga shkeljet e kryera nga Tiktoku. Deri më tani, 13 vende e kanë ndaluar plotësisht ose pjesërisht aktivitetin e këtij rrjeti social në vendet e tyre. Institucionet e Bashkimit Europian po ashtu e kanë ndaluar përdorimin e TikTok-ut nga punonjësit nga rreziku i ndërhyrjeve nga shërbime të huaja sekrete. Ndërsa në Francë nuk lejon përdorimin e tij nga fëmijët dhe adoleshentët.
Tv Klan