Ish-princesha e Japonisë Mako dhe bashkëshorti i saj Kei Komuro pas martesës janë zhvendosur për të jetuar në Nju York.
Pas martesës me një spektakël minimal në 26 Tetor dhe largimit nga familja mbretërore çifti kanë zgjedhur të zhvendosen në SHBA. Ish-princesha Mako dhe bashkëshorti i saj do të marrin me qira një apartament në Nju Jork, ku Kei punon si nënpunës civil.
Mako humbi titullin e princeshës pasi u martua me të dashurin e saj të kolegjit, Kei Komuro.
Sipas ligjit japonez, anëtarët femra të familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një “të zakonshëm”.
Pas zhvendosjes në Nju York, Mako dhe Komuro janë cilësuar “Harry dhe Meghan i Japonisë”, pasi Princi dhe Dukesha britanike lanë kurorën për të nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dyshja janë ruajtur nga policia dhe sigurimi i aeroportit para nisjes. Ata kanë kaluar rreth 100 gazetarë që ishin aty, por nuk u janë përgjigjur pyetjeve.
Klan News