Dashi-Humori juaj mund të jetë pak i ulur. Në fushën sentimentale, mund të lindin mospërputhje në ekuilibrin me partnerin, duke ju bërë të përballeni me situata të vështira për t’u menaxhuar. Përqendrohuni në komunikim dhe kërkoni zgjidhje së bashku, duke punuar për të arritur një kompromis. Nëse jeni beqarë, konsiderojeni ditën si një mundësi për rritje personale, duke përballuar me vendosmëri frikën.
Demi-Cili është vizioni juaj afatgjatë dhe si po ju ndihmojnë veprimet që po ndërmerrni sot të arrini në destinacionin e dëshiruar? Është koha të uleni dhe të rivlerësoni qëllimet tuaja të karrierës. Është koha për t’i hedhur një sy financave tuaja dhe për t’i vlerësuar. Këshillë kozmike: Merrni një moment për të rivlerësuar qëllimet tuaja në karrierë.
Binjakët-Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Zemra juaj është e mbushur me emocione të forta! Mundohuni që të hapeni më shumë, në mënyrë që të mos e largoni partnerin/en nga vetja. Heshtja e tepërt, nuk bën mirë. Një rezultat i kënaqshëm në punë, do t’ju bëjë që të ndiheni mirë.
Gaforrja-Një ditë e bukur parashikohet të jetë kjo e shtunë për ju. Të gjitha investimet që keni bërë më parë do të kthehen në fitime dhe financat do jenë në kontrollin tuaj. Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar do të marrë fund.
Luani-Sot pritet të jetë një ditë e bukur e plot shkëlqim për ju, do te jeni shumë energjikë, aktivë dhe me plotë ide. Do të tregoni aftësitë tuaja përpara atyre që ju vëzhgojnë.
Virgjëresha-Kohët e fundit keni pasur marrëdhënie të tensionuara në çift dhe kjo për shkakun tuaj. Nëse doni që gjërat të përmirësohen duhet të mësoni të kërkoni falje. Keni për tu ndier më mirë.
Peshorja-Edhe pse keni një lidhje të gjatë me partnerin tuaj, sot duhet te bëni kujdes me ato që do të thoni. Ai që keni në krah nuk do jetë me humor të mirë dhe mund t’iu keqkuptojë. Financat do përmirësohen ndjeshëm sidomos për ata që kanë qejf lojërat e fatit.
Akrepi-Një raport i ri profesional duket se do të bëhet shumë shpejt pjesë e jetës suaj. Në mos sot, në javën tjetër diçka do të ndodhë patjetër. Lumturohuni dhe vazhdoni me përditshmërinë tuaj.
Shigjetari-Periudha e rënies. Në dashuri, dita mund të jetë e tensionuar, me Hënën që i bën situatat të errëta. Lëre avullin me partnerin, shmang heshtjen. Beqarët mund të ndihen në krizë. Në punë keni ide të shkëlqyera, por krenaria mund t’ju pengojë të kërkoni ndihmë.
Bricjapi-Do të jeni nën ndikimin e plotë të yjeve, ku historia juaj e dashurisë do të jetë e mbrojtur. Do të përjetoni emocione të papërshkrueshme. Ata që janë vetëm, do të marrin një lajm të bukur dhe do e kalojnë mbrëmjen nën shoqërinë e miqve të besuar. Sa i takon punës, duhet të kujdeseni më shumë për financat.
Ujori-Një problem shëndetësor do u shqetësoje gjatë gjithë ditës dhe nuk do jeni i lumtur. Shmangni të gjitha diskutimet që mund të sjellin debate të forta se në fund ju do dilni të humbur. Mund të merrni një lajm të keq.
Peshqit-Tranziti në shenjë i Marsit duket se korrespondon me fillimin e një periudhe plot impenjime dhe i papërballueshëm për ju. Ndërsa në fushën sentimentale, situata është krejt e kundërt, ku do të jeni të privilegjuar./tvklan.al