Grupi i vetëm në këtë edicion të “X Factor Albania” janë “Vashat”, të cilat erdhën këtë të Premte me këngën “Bang Bang”. Pas performancës elektrizuese në skenë, moderatorja e spektaklit Alketa Vejsiu na zbuloi një ‘sekret’ të vogël për njërën nga vajzat. Albana siç duket ia paska marrë zemrën njërit prej konkurrentëve me sytë e saj të shkruar…
Alketa Vejsiu: Dëgjo, ju vetëm me njëra-tjetrën rrini kështu grup gjithë kohës apo jeni shpërndarë pak me energjinë tuaj tek të gjithë konkurrentët e tjerë? Se grupi e ka pak këtë që është territorial, rri tek guacka e vet.
Albana: Ne energjinë e grupit tonë ua përcjellim edhe të tjerëve.
Alketa Vejsiu: Shumë bukur! Kam dëgjuar që është një djalë që të simpatizon shumë këtu në kast. Kështu më kanë thënë.
Albana: Di gjë unë e shkreta!
Alketa Vejsiu: S’di gjë ë?! Kini kujdes se jeni me kamera këtu, përgjoheni… Ato sytë e tu kujdes, se janë ca sy të tjerë blu që… Shumë bukur, shumë bukur! Të jenë të frymëzuar se i bën më cilësorë në performancë.
/tvklan.al